English

Axhenda, 18 Qershor, Atsh

Ora 10:00 -Kryeministri Berisha viziton nje fabrike te riciklimit te kartonit, ne Porto Romano. Ora 9:00 - Në Hotel Sheraton INSTAT dhe zyra e Komisionit Europian në Tiranë organizon konferencën për regjistrimin e popullsisë, me pjesëmarrjen e Ministrit të Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo. Ora 10.00 - Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros , zhvillon tryezën e rrumbullakët "Dimensioni social i krizës globale në Shqipëri" Ora 11.00 - Në MTKRS organizohet ceremonia e dekorimit me urdherin "Naim Frasheri" i Arte të Shaqir Rexhvelaj, akorduar nga Presidenti i Republikes; Në orën 11.30- Në hotel Tirana zhvillohet një konferencë për shtyp për evenimentin "Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare". Ky eveniment do të zhvillohet në Lezhë më 19 qershor duke nisur nga pasditja deri pas mesnate. Ora 12:00 - Çelet në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita e koleksionistit Lulzim Perati " Stolite e grave shqiptare" ELBASAN: Ora 10.00 - Ambasadorja e Anglisë, Fiona Mcllëham do të zhvillojë një vizitë në ish-shtëpinë ku banoi per 5 vjet etnografja dhe sociologez angleze Margaret Hasllëk, ku jetoi rreth 5 vjet ( sot, jetimorja Shtëpia e Shpresës); KOSOVË: Ora 12:00 -Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi do të mbajë fjalë rasti në promovimin e monografisë "Krimet e Luftës në Kosovë 1998-1999", e publikuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, me mbështetjen financiare të Qeverisë së Kosovës; Ora 14:00- Ambasadori i SHBA në Kosovë, Christopher Dell do t'i dorëzojë Policisë së Kosovës pajisje me vlerë 345.000 usd qe përfshijnë syze për vëzhgim natën, sistemet e kamerave, paisje të teknologjisë informative, siguruar nga ICITAP-i i SHBA-ve (Programi Ndërkombëtar i Mbështetjes për Trajnim për Hetimet e Krimit).
KOMENTE