English

Axhenda Ndërkombëtare 18 Qershor 2010

---------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ PORT ELISABETH/JOHANESBURG/LE CAP - Kampionati Botëror i Futbollit me ndeshjet e dyta në grup nga Gjermania përballë Serbisë dhe Anglia me Algjerinë ku do të jenë të pranishëm dhe princat William dhe Harry. - Në Johanesburg, Slloveni-SHBA dhe në Cap, Angli -Algjeri, Port Elizabeth, Gjermani -Serbi. OCH (Kirgistan) - Presidentja e përkohshme e Kirgistanit, Rosa Otounbaieva mbërriti sot në jug të vendit për të qetësuar tensionet pas dhunës ndëretnike. NJU ORLINS - Ndjekje e pasojave nga derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës, pas një fjalimi në kongresin amerikan, për padronin e BP, Tony Hayward. TË TJERA -------------- JERUSALEM/GAZA - Vazhdojnë reagimet pas vendimit nga kabineti izraelit për lehtësimin e bllokadës në Rripin e Gazës. RAMALLAH/KAJRO - I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell takohet me presidentin palestinez, Mahmud Abbas në kuadër të një misioni të ri destinuar rifillimit të procesit të paqes. BRUKSEL - Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton pret ministrin egjiptian të Punëve të Jashtme, Abul Gheit. MADRID - Drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn pritet nga kryeministri spanjoll Hose Luis Rodriguez Zapatero. TOKIO - Ndjekje e vizitës së presidentit afgan, Hamid Karzai në Japoni. LONDËR/PARIS - Presidenti francez, Nicilas Sarkozy i shoqëruar nga bashkëshortja, Carla Bruni-Sarkozy zhvillojnë një vizitë në Londër./ /ec/ a.jor.
KOMENTE