Beograd, 18 qershor, NOA - Lideri i Partisë së Rimëkëmbjes Serbe, Vuk Drashkoviç ka thënë se nuk beson që janë të mundshme negociatat e reja për statusin e Kosovës.
“Çfarëdo opinioni që të miratojë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, as negociatat e reja për statusin, as çfarëdo nisme në Kombet e Bashkuara, nuk mund të ndryshojnë realitetin", ka thënë Drashkoviç për shtypin e Beogradit.
Një intervistë për gazetën "Danas", Drashkoviç ka porositur autoritetet e Serbisë që Beogradi dhe Prishtina patjetër duhet të bisedojnë, dhe të vendosin marrëdhëniet më të mira të mundshme.
NOA