English

Durres: Kushte Te Mira Te Motit Dhe Det I Qete Ne Rajon

DURRES, 18 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në rajonin detar të Durrësit edhe sot do të mbizotërojë moti i qëndrueshëm me temperatura të larta dhe erë të lehtë, e cila nuk do të pengojë trafikun e mjeteve lundruese si dhe përpunimin e anijeve në portin detar, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e këtij porti. Tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, po ankorohen njëri pas tjetrit në kalatat përkatëse, ndërsa gjatë ditës do të lundrojnë në drejtim të porteve italiane të Barit, Ankonës dhe Triestes dhe anasjelltas edhe një katamaran si dhe dy tragete të tjerë. Sipas të njejtave burime, gjatë ditës moti do të jetë i kthjellët dhe era do të fryjë e lehtë nga jugperëndimi, ndërsa temperaturat maksimale mbi 30 gradë parashikohet të vazhdojnë edhe në fundjavë. Motopeshkatoret e sektorit të Durrësit kanë vijuar pa probleme gjuetinë në zonën detare nga grykëderdhja e Semanit deri në atë të Bunës në veri, përfunduan burimet e kapitenerisë së portit të Durrësit. /a.ke/
KOMENTE