English

Edhe Fuere thirrje Gruevskit: Zgjidhni çështjen e emrit

Shkup, 18 Qershor, NOA – Pas thirrjes së shefit të Aleancës së Atlantikut Veriut, Rasmusen në Shkup, për zgjidhjen sa më parë të kontekstit për emrin, tani është edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere, i cili ka lëshuar të njëjtin mesazh.

“Fule i ka treguar Gruevskit se duhet të vazhdojë të takohet me homologun e tij grek, Jorgos Papandreu dhe t’i përmbush reformat e domosdoshme”, deklaroi Fuere.

Ndërkaq, ai e ka vlerësuar si të dobishëm takimin e fundit mes komisionerit evropian për Zgjerim, Stefan Fule dhe kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski.

“Ai ishte një takim shumë i rëndësishëm, sepse i dha mundësi komisionarit Fule, ta përkujtojë kryeministrin për rëndësinë e implementimit të reformave të cilat janë të domosdoshme për të ardhmen e vendit, për stabilitetin politiko-ekonomik, si dhe për integrimin e vendit në Bashkim Evropian” , theksoi Fuere.

Ndërsa lidhur me faktin e mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave me Bashkimin e Evropian në Samitin e Brukselit, nuk ishte asgjë e papritur, meqë Shkupi zyrtar nuk ka bërë asnjë hap para që t’i ofrojë mundësinë këshillit për çeljen e këtyre negociatave.

n.e/NOA

KOMENTE