English

Ekon - Fmn-Ja Parashikon ''Boom'' Ekonomik Të Azisë Dhe Australisë

UASHINGTON, 18 qershor /ATSH-MIA/ - Ekonomitë e Azisë, Australisë dhe Zelandës së Re për pesë vite do të jenë rreth 50 për qind më të mëdha nga ato aktuale dhe do të sigurojnë më shumë se një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto të botës (PBBB), parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar. Analistët e FMN-së presin që për 20 vjet ekonomia aziatike do t'i tejkalojë ekonomitë e vendeve anëtare të G7-ës. "Mundësia që Azia të bëhet rajoni më i fuqishëm ekonomik në botë deri në vitin 2030 nuk është vetëm spekulim", deklaroi drejtori i FMN-së për zhvillimin e rajonit aziatiko-pacifik, Anup Sing. Ai theksoi se kjo është shumë e sigurt duke pasur parasysh se Azia për dy dekada ka rritur dyfish pjesën e saj në tregtinë botërore dhe trefish pjesëmarrjen në PBBB. "Kina dhe India do të kryesojnë rritjen", deklaroi Sing duke theksuar se edhe shtetet tjera të rajonit do t'i ndjekin hapat e tyre./ a.jor.
KOMENTE