Ekon - Medvedev I Shqetësuar Për Krizën Në Zonën Euro
NJU JORK, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev shprehu dje shqetësimin e tij për krizën në zonën evropiane duke shfaqur interes për stabilitet në Evropë duke mos fshehur shqetësimin e tij për mbijetesën e euros.
Sipas Medvedev, i pyetur nga ''Wall Street Journal'', nuk përjashtohet termi që e ardhmja e monedhës së vetme evropiane të jetë kompromisi.
"Ne shpresojmë që masat e marra për mbështetjen e euros dhe mbështetjen e ekonomisë do të kenë rezultate'', shtoi presidenti rus.
"Ne e shohim me shumë interes stabilitetin e Evropës'', theksoi Medvedev./
/ec/ a.jor.