English

Facebook ndihmon të miturit të gjejnë agresorët e tyre

Itali, 19 Qershor 2010 NOA - Kishin qenë grabitur nga një bandë, por e njohën menjëherë atë dhe kjo nëpërmjet Facebook, i cili bëri të mundur që policia të vihej në gjurmët e tyre.

Gjithçka ndodhi në Messina, ku një 18 vjeçar dhe 13 vjeçar, janë akuzuar për vjedhje së bashku me një shokun e tyre i cili ende nuk është identifikuar.

Banda e fëmijëve filloi aksionin e saj më 12 qershor në piazën “Duomo”, ku tre të mitur u detyruan të jepnin 35 euro si rrjedhojë e kërcënimeve dhe rrahjeve që morën nga më të mëdhenjtë.

Fotot e agresorëve u zbuluan më vonë nga viktimat dhe kjo në sajë të Facebook, ku më pas të miturit ngritën akuzën e tyre dhe tek autoritetet.

r.b/NOA

KOMENTE