English

Finlandë - Kryeministri Finlandez Jep Dorëheqjen

HELSINKI, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri finlandez, Matti Vanhanen, 54 vjeç i paraqiti sot dorëheqjen e tij presidentes, pas shtatë vjetësh në krye të qeverisë, njoftoi presidenca. "Presidentja pranoi dorëheqjen e tij nga qeveria dhe i kërkoi të vazhdonte punën deri në krijimin e një qeverie të re dhe në emërimin e ministrave të rinj'', njoftoi në një komunikatë presidenca. Dorëheqja e Vanhanen do t'i mundësojë Mari Kiviniemi të bëhet gruaja e dytë kryeministre e Finlandës./ /ec/ a.jor.
KOMENTE