Hapësirë - ''Sojuz'' Mbërrin Në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor
MOSKË, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Kapsula hapësinore ruse ''Sojuz'' me një kozmonaut rus dhe dy astronautë amerikanë në bord mbërriti në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), njoftuan zyrtarët e misionit.
''Sojuz'' u ngrit nga kozmodromi i Bajkonurit, në Kazakistan, të mërkurën në orën 21:35 GMT me rusin Fjodor Jurçihin dhe amerikanët, Shannon Walker dhe Douglas Wheelock në bord.
Gjatë misionit të tyre në ISS, që do të zgjasë pesë muaj, astronautët do të vendosin disa aparate hapësinore dhe do të marrin pjesë në disa eksperimente shkencore, veçanërisht në fushën gjeofizike dhe mjekësore.
Ata do të testojnë edhe një sistem për parandalimin e katastrofave./
/ec/ a.jor.