English

Islanda Fillon Negociatat Për Anëtarësim Në Be

BRUKSEL, 18 qershor /ATSH-MIA/ - Liderët e vendeve nga Bashkimi Evropian vendosën dje në samitin e Brukselit që të fillojnë negociatat për anëtarësim me Islandën, më pak se një vit pasi Rejkjaviku zyrtarisht kërkoi të jetë anëtar i unionit. "Propozimi ishte pranuar", deklaroi një burim diplomatik nga Brukseli. Me këtë vendim, Islanda mund të bëhet anëtarja e 29-të e Bashkimit Evropian, pas Kroacisë, që do të duhet t'i bashkangjitet BE-së vitin e ardhshëm ose në fillim të vitit 2012. Në një projektrezolutë, liderët e BE-së përshëndetën kandidaturën e Rejkjavikut dhe theksuan se Islanda i përmbush kriteret politike, të formuluara nga Këshilli Evropian në Kopenhagë në vitin 1993./ a.jor.
KOMENTE