English

Jep dorëheqjen kryeministri i Finlandës

Helsinki, 18 qershor, NOA – Kryeministri finlandez Mati Vanhanen ka dhënë sot dorëheqjen pas shtatë vitesh në drejtim të qeverisë.

Në dhjetor të vitit 2009 Vanhanen deklaroi se largohej nga drejtimi i partisë që e kish sjellë në pushtet për shkak të gjendjes shëndetësore.

Pas tij drejtimin e partisë e mori 41 vjeçarja Mari Kiviniemi. Ndërkohë që Vanhanen vijoi të mbetej kryeministër.

Sipas të gjitha mundësive do të jetë Kivinemi person që do të mbaj tashmë edhe drejtimin e qeverisë.

m.xh/NOA

KOMENTE