Prishtinë, 18 qershor NOA - Persona të paidentifikuar deri më tani, natën mes të martës dhe mërkurës hodhën një granatë dore në shtëpinë e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska.
Fatmirësisht, përpos dëmeve materiale të shtëpisë nuk pati persona të lënduar. KMDLNj e dënon ashpër këtë sulm dhe kërkon nga organet e hetuesisë efikasitet në zbulimin e rastit që ka nxitur spekulime ndër më të ndryshmet.
KMDLNj kërkon që të mos paragjykohet motivi i sulmit dhe të mos ketë vlerësime të ngutshme të cilat do të ndihmonin në rritjen e tensioneve.
Vetëm pas përfundimit të hetimeve do të dihet motivi dhe kryerësit i këtij sulmi me mjet shpërthyes që e rrezikoi jetën e anëtarëve të familjes së kryetarit Qeska.
KMDLNj kërkon që përgjegjësit të nxirren para organeve të drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.
a.b/NOA