English

Krerët e BE: Do t’i kontrollojmë vetë bankat

Bruksel, 18 Qershor, NOA – Bashkimi Evropian do të fusë ndër të tjera një taksë bankare, në mënyrë që në të ardhmen institucionet e parasë të paguajnë vetë kur falimentojnë.

Një fakt i tillë u vendos në takimin e 27 kryeministrave dhe presidentëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në Bruksel, ku u morën disa vendime të rëndësishme.

Në qendër të takimit të ndodheshin përpjekjet e politikës ekonomike dhe përgatitjet e takimit të G-8 dhe G-20 që priten të mbahen në fund të muajit qershor në Kanada.

Përveç kësaj ata vendosën zyrtarisht pranimin e Estonisë në zonën e euros si dhe fillimin e bisedimeve të pranimit të Islandës.

Duke dashur që të nxjerrin mësime nga kriza e bankave, e borxheve dhe kriza e euros, të pranishmit e këtij takimi vendosën që në të ardhmen të ketë më shumë koordinim midis 27 vendeve anëtare dhe pakti i stabilitetit duhet do të forcohet.

Përveç kësaj vendet e BE-së do të publikojnë të ashtuquajturën "provë stresi" të bankave të tyre, e cila parashikon hetimin e botës bankare nëse një institut është në gjendje të mbijetojë kur tregu ka zhvillime negative.

n.e/NOA

KOMENTE