English

Lohan:Regjistrimi I Popullsisë, Të Ruhet Privatësia E Të Dhënave

TIRANE, 18 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - "Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është gjithashtu rruga e Shqipërisë drejtë strukturave të BE-së dhe është mëse e arsyeshme që të këtë kujdesin më të lartë për sigurimin e statistikave më cilësi të lartë", deklaroi sot Ambasadori i KE-së, Helmuth Lohan gjatë seminarit të organizuar nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) dhe Projekti i BE-së "Asistencë Teknike për Zyrën e Statistikave Kombëtare dhe Zyrat e saj Rajonale në Shqipëri". Duke e cilësuar regjistrimin e popullsisë si një proces tepër të rëndësishëm për Shqipërinë, Shefi i Delegacionit të BE-së Lohan, theksoi se ruajtja e privatësisë të këtyre të dhënave është shumë i rëndësishëm gjatë kësaj etape. "Duke qënë se statistikat kapin jetën e përditshme, kushdo që merret me këtë proces duhet të jetë ndërgjegjshëm lidhur me probleme e mbrojtjes së të dhënave dhe ruajtjes së privatësisë së tyre", tha Lohan. Gjithashtu ai shtoi se "të dhënat mbi rreziqët kryesore shëndetësore të një popullate mund të jenë të rëndësishme për të hartuar politika të cilat, u referohen këtyre problemeve në rast se të dhënat janë të besueshme dhe të sakta". Në mënyrë që Regjistrimi i ardhshëm i Popullsisë dhe Banesave dhe ato për ekonominë dhe bujqësinë të jenë vërtet të dobishme për politikat e Shqipërisë, Ambasadori Lohan theksoi nevojën "për saktësi, besueshmëri, dhe krahasueshmëri të të dhënave". Kreu i diplomacisë së KE-së duke vënë në dukje se, "vetë BE i kushton vëmëndje këtyre çështjeve", shtoi se " ne po përpiqemi të asistojmë Shqipërinë në mënyrë që të dhënat të jenë të sakta e të besueshme që të arrihet një standart që mund të bëhet krahasimi i të dhënave". Aktualisht, BE-ja po financon tre projekte në Shqipëri, me një vlerë financiare prej 11.5 milion euro për përmirësimin e saktësisë dhe besueshmërisë së statistikave të prodhuara nga Zyra Kombëtare dhe rajonale të statistikave. Përafrimi me standartet e BE-së për statistikat do të mundësojë krahasimin e tëdhënave mes vendeve të BE-së, atyre të rajonit dhe Shqipërisë./n.m/
KOMENTE