Një eveniment i mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Tiranë, 18 Qershor 2010 NOA - “Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare” është evenimenti kulturor i lançuar sot përmes një konference të përbashkët për shtyp, mes përfaqësuesve të Universitetit Evropian të Turizmit, Bashkisë së Lezhës dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. I programuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e sotme, në orën 20.00 dhe ditën e nesërme në qytetin e Lezhës, si një koncert i madh festiv gjatë gjithë kohës, në shoqërinë edhe të një panairi me produktet tipike të kësaj zone si edhe frutin tradicional, shegën, ai zhvillohet në kuadrin e evenimenteve të iniciuara prej Universitetit Evropian të Turizmit, me emrin “Shqipëria është Kulturë”, etapa e parë të cilës ishte zhvillimi i një manifestimi të madh me mijëra të rinj e të reja në parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier, pak javë më parë.
“Lezha është një qytet mjaft i rëndësishëm i cili ka pasuri të mëdha natyrore, por edhe kulturore, të cilat vlejnë të vihen në pah, për të zhvilluar në këtë mënyrë turizmin e qëndrueshëm. Është një qytet që ka shanse mjaft të mëdha për të zhvilluar turizmin si të tillë në territorin e saj. Dhe bashkëpunimi i Universitetit Evropian të Turizmit, ka pikërisht si qëllim kryesor realizimin e pikave të një strategjia që presupozon zhvillimin e turizmit në të gjithë vendin”, u shpreh gjatë konferencës së sotme për shtyp, rektori i këtij universiteti, prof. Dr. Salvatore Messina, duke prezantuar qëllimin përse është menduar të zhvillohet në Lezhë “Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare”.
Ndërsa për kryetarin e bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, ky eveniment kulturor “jep sinjale edhe për më gjerë.
“Lezha e meriton zhvillimin e një aktiviteti të tillë dhe ne si bashki e saj, ndaj jemi duke bashkëpunuar me Universitetin Evropian të Turizmit, për të lançuar të mirat e saj”, pohoi ai, duke shtuar ndër të tjera “me këtë universitet Bashkia e Lezhës ka edhe disa projekte të përbashkëta siç është ai i realizimit të masterplanit të qytetit të Lezhës, i cili është në fakt pjesë e një strategjie të tërë, për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm brenda tij.
Ndërsa për Klodian Pajunin, përfaqësues zyrtar i Turizmit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, “Nata e Bardhën e Kulturës Shqiptare është një aktivitet që mendojmë se do të jetë i nivelit maksimal, ashtu siç arriti të realizohet edhe ai në kuadrin e nismës “Shqipëria është Kulturë”, në parkun arkeologjik të Apolonisë në Fier”.
“Mendojmë se aktiviteti “Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare” do të bëjë të mundur faktin që të dalin në pah sa më shumë bukuritë dhe elementët e veçantë turistik që zotëron qyteti i Lezhës, duke e kthyer atë për një natë në kryeqytetin e gjithë Shqipërisë, për nga vetë përmasat dhe rëndësia që do të ketë ky eveniment kulturor”, u shpreh z.Pajuni, drejtor i Përgjithshëm i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore të MTKRS.
Duke nënvizuar më tej, se “shpresojmë se ky eveniment do të kthehet më pas në një traditë, e cila do të zhvillohet për çdo vit në këtë periudhë në qytetin e Lezhës. Dhe për këtë falënderojmë stafin organizator të universitetit Evropian të Turizmit, i cili ka propozuar dhe iniciuar nisma kaq të rëndësishme kulturore, sikundër ka në projektim edhe të tjera për të ardhmen, siç është ai me emrin “Ballkani është Kulturë” etj”.
Në fund, të pranishmit kanë theksuar në një zë se Lezha është një qytet me vlera të jashtëzakonshme, jo vetëm turistike, por edhe historike, arkeologjike dhe njerëzore, me vlera shumë-vjeçare, të cilat e kthejnë atë në një zonë mjaft interesante për të zhvilluar turizmin. Ajo përbën një park natyror në vetvete, pasi aty gjen lumin, detin, laginat e mrekullueshme etj.
E kështu në fakt, është e gjithë Shqipëria, prandaj nisma “Shqipëria është Kulturë” e iniciuar nga EUFT, në bashkëpunim me bashkitë e vendit dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, vlen të mbështetet dhe të përhapet në qytetet kryesore të vendit si një nismë që nxjerr në pah vlerat e vërteta turistike dhe kulturore të vendit tonë.
Pyetje-përgjigjet në konferencën për shtyp
Z.Messina, nisma që do të ndërmerrni në Lezhë, “Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare”, si mendoni se do të ndikojë në zhvillimin e turizmit?
Dr. Messina: “Mendojmë se nisma të tilla i shërbejnë zhvillimit të një turizmi afatgjatë dhe të qëndrueshëm në zonën e Lezhës, e të konceptuara kështu, në përgjithësi turizmit në të gjithë vendin. Nisma “Shqipëria është Kulturë”, në vetvete presupozon lançimin e kulturës shqiptare dhe rritjen e komunikimit mes qyteteve, siç do të shërbejë në këtë rast prania e fituesve të audicionit të Fierit, edhe në koncertin festiv të Lezhës.
Por gjithsesi, ne synojmë që aktivitete të tilla kulturore të mos jenë të përqendruara vetëm në Fier apo në Lushnjë, por në të gjithë vendin. Parimi që na shoqëron në punën tonë është që turistët para se të zgjedhin hotelin apo plazhin se ku do të pushojnë, duhet të zgjedhin Shqipërinë.
Ne duam që të huajt ta zbulojnë Shqipërinë si një destinacion i veçantë.
Prandaj Universiteti Evropian i Turizmit në këtë mënyrë, shndërrohet në një promotor të turizmit në vend, i cili lidh teorinë me praktikën e zbatimit të tyre.
Sa i përket aktivitetit konkret, “Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare”, ne pohojmë se do ta realizojmë atë çdo vit, në Lezhë, në të njëjtën periudhë të vitit, duke i ftuar në këtë mënyrë operatorët turistikë që të vijnë dhe të shijojnë Lezhën”.
Si e vlerësoni ju pjesëmarrjen e studentëve në evenimente të tilla kulturore-artistike? Sa peshë ka prania e tyre në realizimin me sukses të tyre?
Dr. Messina: Kur organizuam nismën “Shqipëria është Kulturë” pa ekzistencën e studentëve, një gjë e tillë do të ishte e pamundur. Fillimisht, para se të nisnim realizimin e saj, ne ngritëm një grup pune të përbërë nga studentët e Universitetit Evropian të Turizmit. Ishin plot 61 studentë tanët si organizatorë të tij.
Kurse në evenimentin kulturor të Lezhës, janë angazhuar të gjithë studentët e nivelit master dhe kjo është mënyra e re që ka zgjedhur EUFT për të operuar.
Eshtë me rëndësi angazhimi i tyre praktik në evenimente që kanë lidhje me turizmin, për të vënë në praktikë teoritë e mësuara gjatë leksioneve.
Ç’mund të na thoni për përhapjen e të tilla aktiviteteve në të gjithë vendin?
Dr. Messina: Ne duam që ta krijojmë turizmin aty ku ka burime turistike dhe është normale, që ato duhet të jenë në nivele të larta. Por element i rëndësishëm mbetet edhe ai i vullnetit dhe dëshirës së administratës vendore për të bashkëpunuar për realizimin e një objektivi të tillë.
Ne fillimisht krijuam një partneritet publik-privat me bashkitë, duke debatuar në fillim me bashkiakët, e duke gjetur më pas mënyrën e duhur sesi duhet të bashkëpunojmë për realizimin e tyre.
Unë ua kam thënë edhe në sy, bashkiakëve Baftjar Zeqaj të Fierit dhe Viktor Tushes së Lezhës se është kënaqësi që të punohet me ata. Pasi janë nga ata drejtues vendorë, që e mbajnë timonin drejt dhe nuk e ndërrojnë drejtimin që marrin.
Për z. Viktor Tushaj
Sa mendoni se do të jetë ndikimi i këtij aktiviteti në zhvillimin e turizmit të Lezhës?
“Kemi parashikuar se pjesëmarrja e publikut në aktivitetin e sotëm në Lezhë, ka për të qenë shumë e madhe, mbi 5 mijë persona.
Ne jemi përgatitur që të vëmë në dispozicion të gjithë infrastrukturën e qytetit në shërbim të pjesëmarrësve. Jemi të mendimit se një aktivitet i tillë përbën nxitje që investitorët e huaj të vijnë dhe jo vetëm ta vizitojnë qytetin tonë, por edhe të marrin nismën për të investuar Brenda tij.
Jemi mësuar që gjërat e mira të vendi tonë të na i zbulojnë gjithmonë të huajt, Duhej të ishte një i huaj që të vinte në na tregonte se sa të mira zotëronte qyteti ynë, për t’i zbuluar ato dhe vënë në dukje përmes aktiviteteve të tilla kulturore.
E pikërisht, një fakt i tillë duhet ta në bëjë të mendojmë dhe të reflektojmë se strategjitë për turizmin janë mëse të nevojshme dhe se duhet të fillojë puna nga secili prej nesh, për promovimin e të mirave që gjenden rrotull në vendin ku jetojmë.
Prandaj ne si Bashkia e Lezhës e kemi vënë në prioritetin e parë të radhës turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij”.
Për Klodian Pajunin
Cila është ndihma dhe planet e ministrisë së Turizmit, që turizmi si i tillë të mos mbetet i zhvilluar vetëm në 2-3 muaj të vitit, por të zhvillohet në gjithë periudhat e tij dhe në të gjithë vendin?
“Shqipëria është Kulturë” ishte një aktivitet i madh kulturoro-artistik, shumë-dimensional ku ndërthurja e elementit të turizmit, kulturës dhe të rinjve, ishin të ndërthurur aq mirë me njëri-tjetrin, duke përbërë kështu suksesin e tij të merituar. Prandaj, ne e mbështetëm financiarisht dhe moralisht këtë eveniment.
Jemi të bindur se një aktivitet i tillë do të jetë i përvitshëm dhe ne do të shohim se cilat aktivitete në tërësi do të kenë më shumë impakt te publiku për t’i financuar ato në të ardhmen dhe për t’u dhënë mbështetjen tonë në maksimum.
Pikërisht, organizimi i aktiviteteve turistike me impakt te publiku dhe turistët, përbën një nga prioritetet e ministrisë së Kulturës, duke ndikuar në këtë mënyrë që Shqipëria të mbetet një vend atraktiv në çdo pjesë të vitit.
Fjalimet e të pranishmëve në konferencë
Salvatore Messina, rektor i EUFT:
“Lezha është një qytet mjaft i rëndësishëm i cili ka pasuri të mëdha natyrore, por edhe kulturore, të cilat vlejnë të vihen në pah, për të zhvilluar në këtë mënyrë turizmin e qëndrueshëm. Eshtë një qytet që ka shanse mjaft të mëdha për të zhvilluar turizmin si të tillë në territorin e saj. Dhe bashkëpunimi i Universitetit Evropian të Turizmit me bashkinë e këtij qyteti, ka pikërisht si qëllim kryesor realizimin e pikave të një strategjie e cila në vetvete presupozon zhvillimin e turizmit në të gjithë vendin”.
Viktor Tushaj, kryetar i Bashkisë së Lezhës:
“Kam kënaqësinë të anonçoj këtë aktivitet të madh të kulturës shqiptare, i cili i kalon përmasat e një evenimenti thjesht kombëtar, por jep sinjale edhe për më gjerë. Lezha e meriton zhvillimin e një aktiviteti të tillë dhe ne si bashki e saj, ndaj jemi duke bashkëpunuar me Universitetin Evropian të Turizmit, për të lançuar të mirat e saj.
Me këtë universitet ne kemi edhe disa projekte të përbashkëta siç është ai i realizimit të masterplanit të qytetit të Lezhës, i cili është në fakt pjesë e një strategjie të tërë, për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm brenda tij.
Lezha është një qytet me vlera të jashtëzakonshme, jo vetëm turistike, por edhe historike, arkeologjike dhe njerëzore, me vlera shumë-vjeçare, të cilat e kthejnë atë në një zonë mjaft interesante për të zhvilluar turizmin. Ajo përbën një park natyror në vetvete, pasi aty gjen lumin, detin, lagunat e mrekullueshme etj.
Duhet thënë se pikërisht, nisur edhe nga të tillë faktorë, qyteti i Lezhës sa vjen dhe po rritet, aktualisht ka një rritje prej 3 % të banorëve në një vit, ku mjafton të përmendim se në vitet ’90 kanë qenë 20 mijë banorë, ndërsa sot numërohet dyfishi i tyre, çka tregon se ky qytet është atraktiv, në rritje dhe zhvillim e sipër.
Lezha jep mundësinë e kombinimit të turizmit të formave të ndryshme dhe kësisoj, edhe në çdo pjesë të vitit, duke zbatuar kështu moton që turizëm të mos bëhet vetëm në 2-3 muajt e verës, por në çdo pjesë të vitit.
Ne konkretisht, si Bashki e Lezhës, jemi duke zbatuar pikat e asaj strategjie, e cila ka të bëjë me shfrytëzimin sa më efiçent të aseteve turistike që zotëron ky qytet”.
Klodian Pajuni, Drejtor i Përgjithshëm i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në MTKRS:
“Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare” është një aktivitet që mendojmë se do të jetë i nivelit maksimal, ashtu siç arriti të realizohet edhe ai në kuadrin e nismës “Shqipëria është Kulturë”, në parkun arkeologjik të Apolonisë në Fier.
Ishte pikërisht ky aktivitet që i bëri shqiptarët të bindeshin se u tejkaluan madje edhe objektivat që vetë organizatorët e këtij evenimenti kulturoro-artistik, i kishin vënë vetes në fillimin e realizimit të tij.
Mendojmë se aktiviteti “Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare” do të bëjë të mundur faktin që të dalin në pah sa më shumë bukuritë dhe elementët e veçantë turistik që zotëron qyteti i Lezhës, duke e kthyer atë për një natë në kryeqytetin e gjithë Shqipërisë, për nga vetë përmasat dhe rëndësia që do të ketë ky eveniment kulturor.
Shpresojmë se ky eveniment do të kthehet më pas në një traditë, e cila do të zhvillohet për çdo vit në këtë periudhë në qytetin e Lezhës. Dhe për këtë falënderojmë stafin organizator të universitetit Evropian të Turizmit, i cili ka propozuar dhe iniciuar nisma kaq të rëndësishme kulturore, sikundër ka në projektim edhe të tjera për të ardhmen, siç është ai me emrin “Ballkani është Kulturë” etj.
Programi, 19 Qershor 2010Vend Varrimi Skanderbeg, ora 16:00
Mirëseardhja e grupit “Shega Lezhjane”
Konferenca Ndërkombëtare
"Masterplani i Turizmit dhe plani i zhvillimit Lezhë"
Drejton: Prof. Dr. Salvatore Messina
Rektor i Universitetit Europian për Turizmin
Relatorë:
z. Viktor Tushaj
Kryetar i Bashkisë Lezhë
z. Baftjar Zeqaj
Kryeatr i Bashkisë Fier
z. Nikollë Lessi
Zv/Ministër
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
z. Klodian Pajuni
Drejtor i Përgjithshëm për Pasurinë Kulturore dhe Turizmin
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
z. Besian Peshaj
Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Tregtare
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
z. Ols Lafe
Drejtor i Trashëgimisë Kulturore
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
z. Marin Haxhimihali
Drejtor i Parkut Arkeologjik të Apollonisë
Prof. Dr. Perikli Qirjazi
Universiteti i Tiranës/Universiteti Europian për Turizmin
z. Vilson Ahmeti
Administrator i “Albanian Investment Construction”
Prof. Alessia Bernardi
Universiteti “Ca' Foscari”, Venecia
Dr. Francesco Redi
Universiteti Europian për Turizmin
Arkitekt Ignazio Internicola
Universiteti Europian për Turizmin
z. Petrit Ahmeti
Këshilltar për Energjinë
Enti Rregullator i Energjisë
Dr. Mirko Casalino
Drejtor i Konsorciumit Trulli Grotte e Mare
Dr. Michele Vittimberga
Menaxher i Përgjithshëm i “Tirana International Hotel”
znj. Matilda Naco
Drejtore Ekezekutive e ATA - Shoqata Shqiptare e Turizmit
MA. Ilir Bejtja
Universiteti i Elbasanit/ Universiteti Europian për Turizmin
Erion Alibali/Alban Alibali/Enkelejda Kryeziu/Genti Bruci
Studentë të EUFT
Konkluzione: Prof. Dr. Salvatore Messina
Rektor i Universiteti Europian për Turizmin
Koncert Nderi e Orkestrës së Radio-Televizionit Shqiptar, solist violinist Lorenc Rodovani
Sheshi Skanderbeg, ora 19:30
Festivali i Shegës
Me pjesëmarrjen e qyteteve krijuese:
Shega Lezhjane, Struga, Ulqini, Dibra, Puka, Mirdita, Kurbini, Tropoja, Tirana dhe Prishtina
ora 21:00
Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare
Me fituesit e konkursit “Shqipëria është Kulturë”
Muzike/Instrument
Fabiol Cezma
Aktrim/ Poezi
Rexhina Leka
Kristela Kole Gjoka
Aktrim/Monolog
Liridona Gashi/Aida shkami
Pantonim[
Rafael Hoxha
Muzikë/Këngë
Seda Cano
Stefan Marena
Krijimtari
Xhemiola Aliaj
Danjela Pepa
Fiona Ismaili
Grupe Moderne/Rock
Grupi “The sismic”
Arjus Dashi
Desard Gjini
Urim Kuci
Amarildo Shahinaj
Arjon Gjini
Bruno Pando
Grupi Vadislav
Almarin Zadeja
Aldo Simoni
Kristian Shkendia
Laurjen Ejlli
Jetmir Mesi
Grupi “Black Rose”
Ardit Dumi
Klodian Rexhepaj
Xhovan Dimo
Ardit lako
Arber Alushaj
Grupi “The Storm”
Sergi Bushi
Krist Sopiqoti
Enri Bothe
Armin Bushi
Henerik Sulo
Balet
Grupi Alen
Aldo Likaj
Sara Velo
Ledjana Brace
Florjan Konda
Julian Nuredini
Ardit Kojku
Elena Dogani
Elsi Zhupani
Florida Hajderaj
Joana Mataj
Grupi “Lorina Konstadini”
Lorina Konstadini
Argita Dulaj
Asime Shanaj
Klisjana Belba
Majlinda Bushi
Kërcime Moderne/Solo
Besmir Sula
Evodiola Tafa
Blerina Rucaj
Valle Popullore
Vashat Shkodrane
Klesta Duraj
Iris Shabani
Ermanda Isufi
Grupi “Visaret e Krrabës”
Ernela Lika
Seid Duci
Dejvis Balla
4.Ina kukli
Endri Sallaku
Marinela Uruci
Xhuljana Cuhllaj
Indrit Selba
Xhensilda Salihu
Mariglen Allmuca
Kudret Salihu
Aurela Selba
Xhuljan Lika
Florjan Balla
Edesa Cumani
Malvin Kodra
Edvana Kurtani
Ilir Selba
Grupi Adrion
Irena Aliu
Eneida Brahushi
Oltisa Zeraj
Marjo Ramo
Enea Driza
Dorina Ibrahimi
Barjam Yzo
Lindita Beqiri
Grupi Vajzat e Zhejes
Orinela Pirolli
Emanuela Kaci
Ervisa Rrika
Ana Piroli
Gladiola Laska
Dalina Piroli
Marjeta Piroli
Fituesit e Çmimit të Madh/Nënë Tereza
Florian Sallo
Erjet Mucollari
Raisid Vrapi
Lindar Muca
Ermir Bilani
FUND