Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINË, 18 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Deputetët marrin iniciativë për ta dërguar presidentin Fatmir Sejdiu në Gjykatën Kushtetuese - Presidenti Sejdiu para përballjes me Kushtetuesen - Vetëm brenda një dite mbi 20 deputetë kanë nënshkruar kërkesën për interpretim kushtetues të pozitës së dyfishtë të presidentit Sejdiu.
Tituj të tjerë:
Thaçi pret dialogun për liberalizimin e vizave në pranverë
Bisedimet me Serbinë, me kushte, pa "ekip uniteti"
Arrestohet kosovari i dytë në grupin e të dyshuarve për terrorizëm
4 anëtarë të KQZ japin dorëheqje nga postet e dyfishta
FIFA i pranon certifikatat e Federatës së Kosovës
Foto lajm: Komandanti i KFOR-it, Marcus Bentler, është shprehur se hetimet e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë për korrupsion në asnjë mënyrë nuk e rrezikojnë sigurinë e përgjithshme në vend.
"Express"
Ebu Hatab nga Mitrovica - Nga shtëpia e tij e vjetër, pesë metra larg stacionit të policisë në Mitrovicë, Bajram Asllani dyshohet se planifikonte sulme terroriste. Me pseudonimin Ebu Hatab, për një kohë ishte vëzhguar nga hetues të FBI. Të enjten, u arrestua dhe pritet të ekstradohet në SHBA.
Tituj të tjerë:
Riciklim në LDK - Katër vjet pas ndarjes me karrige, krerët e LDK-së e kanë shndërruar në kauzë kthimin e njerëzve të cilët i cilësuan si të harxhuar.
Gati për viza - Kryeministri Thaçi pret që deri në fund të verës Kosova të marrë Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Shkrihen për bisedime - Aktorët kryesorë politikë pritet të bëhen bashkë brenda një mekanizmi, për të biseduar me Serbinë. Në Qeveri thonë se kjo ide do të formësohet pas diskutimeve. AAK dhe AKR kanë bërë propozimet e tyre.
Lamtumirë me "Odë Gëzimit" - Bekim Fehmiu u përcoll në morgunë e varrezave në Beograd, për krematim. Me dëshirën e tij, lamtumira i është thënë me tinngujt "Odë Gëzimit" të Bethovenit. Hiri i tij do të shpërndahet në Lumëbardh të Prizrenit
"Bota Sot"
Udhërrëfyesi për heqjen e vizave në fund të verës - Kryeministri Thaçi u takua me Stefan Fule
Tituj të tjerë:
Kosova mbetet detyrimi im i parë! - Intervistë e Edit Harxhit, zëvendësministre e Punëve të Jashtme e Shqipërisë
Zërave për ndarje të Kosovës t'u kundërvihemi si një komb i bashkuar - Pacolli i shkruan Presidentit Sejdiu
Pozita dhe opozita kanë "frikë" nga EULEX-i - Erdhën me "ftesë", shkojnë kur të duan vetë!
Në shtator emetohen letrat me vlerë
Pritje madhështore për Presidentin Sejdiu në Malavi
"Tribuna shqiptare"
Kryeminsitri Thaçi takoi në Bruksel komisionarin Fule - Udhërrëfyesi në verë
Tituj të tjerë:
Tiranë - Edhe 35 vjet në pushtet - Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se debate i tij i kotë për kutitë, do t'i garantonte atij edhe 35 vite pushtet.
Prishtinë - Letër presidentit
Shkup - BDI kërkon ndihmën e NATO-s - Tri kërkesat e Ali Ahmetit, që nuk e gjetën mbështetjen e Qeverisë maqedonase, do t'i rrëfehen NATO-s.
Sejdiu në Malavi
S'ka unitet për bisedime
"Lajm"
Pas vlerësimeve të GJND-së pritet dialogu Prishtinë-Beograd, institucionet shikojnë modalitetet rreth procesit të ri - Kërkohet ekip konsensusi
Tituj të tjerë:
Kosova e gatshme për liberalizimin e vizave
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i shkruan presidentit Fatmir Sejdiu - Komitet koordinues në rrafshin ndërkombëtar
Kufiri që e ndau dashurinë
Duan të jenë pjesë e politikëbërjes
"Infopress"
Udhërrëfyesi në fund të verës - Kryeminsitri Thaçi takohet me diplomatë të BE-së në Bruksel
Tituj të tjerë:
Mbështetje nga Malavi
Serbët e Parteshit këtë të diel do të dalin në zgjedhje për të zgjedhur drejtuesit e komunës së re të tyre
Raport më pozitiv
Të ndarë rreth bisedimeve
Editorial - Albini "vetëvendos" për politikën
"Kosova Sot"
Kuvendi duhet ta korrigjojë përbërjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Tituj të tjerë:
Udhërrëfyesi në fund të verës
Ndëshkohen 4 spinofet
Themelohet Këshilli për planifikim hapësinor
Editoriali - Fondet duhet të kthehen
"Epoka e Re"
Dikush ka dashur ta pengojë Limajn - Flet politikologu Ramush Tahiri
Tituj të tjerë:
Sejdiu dhe Thaçi "pushtojnë" Afrikën dhe Evropën
Pacolli i kërkon Sejdiut komitet koordinues në rrafshin ndërkombëtar
Deputetët po i keqpërdorin partitë
Miratohet Projektligji për Qasjen në Dokumentet Publike
"Zëri"
Isa projekton Qeverinë e LDK-së - LDK i ka hapur rrugë kryetarit të Prishtinës drejt kandidaturës për kryeministër
Tituj të tjerë:
Siguria është ok
Institucionet diskriminuese
Arrestohet kosovari i akuzuar për terrorizëm
Shpallet tenderi për pasaportat biometrike
Opinione - Politika e pritjes dhe pushimet vjetore /a.ke/