Pejë, 18 Qershor, NOA - Në vizitën e tij të parë të kryer pas emërimit si kreu i kishës serbe, patriarku Irinej ka shprehur dëshirën që serbët dhe shqiptarët të jetojnë në harmoni dhe dashuri me njëri-tjetrin.
Kështu, gjatë një vajtje të tij në Patrikanën e Pejës, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, ka pohur se është fakt që serbët dhe kosovarët, prej shekujsh jetojmë bashkë.
“Ky popull ka jetuar gjatë me shqiptarët, kanë gjetur gjuhë të përbashkët, mënyrë të përbashkët jetese. Më kujtohet ajo kohë dhe do të dëshiroja që të jetë ashtu edhe sot, nesër dhe përgjithmonë: dy popujt të jetojnë në harmoni, dashuri, dhe me jetë të pranueshme për njëri-tjetrin”, ka thënë patriarku Irinej. n.e/NOA