Tiranë, 18 qershor, NOA – Në një vjetorin e vrasjes së Kryetarit të PDK-së në Malsinë e Madhe, Aleks Kreka, Partia Demokratsiane ka kërkuar sot nga organet kompetente zbardhjen e ngjarjes.
Në një deklaratë për mediat, PDK thekson se Keka u vra ndërsa ai ushtronte funksionin politik të kryetarit të degës lokale.
“Në këtë përvjetor të parë të humbjes tragjike të liderit demokristian Aleks Keka, ne jo vetëm shprehim nderimin e thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbështetjen dhe afirmimin e vlerave kristiane dhe europiane, por edhe shprehim shqetësimin e thellë se ekzekutuesit e z. Aleks Keka janë ende të lirë dhe të pandëshkuar nga drejtësia për krimin makabër”, thuhet në deklaratë.
Në kuadër të transparencës, PDK e paralizon mos zbardhjen e kësaj ngjarje me kutitë e mbyllura të zgjedhjeve.
“Ne besojmë dhe shpresojmë se vrasja e Aleks Kekës nuk do të mbahet e pazbardhur në një kuti të mbyllur, siç po mbahet i mbyllur në kutitë e votimit krimi elektoral i 28 qershorit”, thuhet në deklaratën e PDK.
m.xh/NOA