English

Përbindësh në ujërat e Sidnejt, e pohon një kriptozoolog

Sidnej, 19 Qershor 2010 NOA - Një kriptozoolog australian është tepër i bindur se në ujërat e liqenit të Sidneit ndodhet prezenca e një krijese, sipas të cilit, bëhet fjalë për “përbindëshin” e Lochness.

Rex Gilroy dhe bashkëshortja e tij Heather janë marrë me këtë çështje nga viti 1965, ku që atëherë filluan të mblidhnin shenja dhe fakte të një krijese detare të mistershme që me sa duket edhe sot vazhdon të banojë në oqeane.

Gilroy, është një kriptozoolog, i cili njihet për kërkimet e tij në malet blu dhe pohohet se ai ka gjetur të dhëna me shumicë rreth kësaj çështjeje.

E përditshmja Britanike “Daily Telegraph” ka publikuar dhe disa nga deklaratat e tij.

“Kam dëgjuar histori të shumta të cilat flasin për “shtëpitë lundruese” në Jerusalem që janë ngritur në plotësisht nga diçka që vinte nga thellësia e detit. Mund t’ju siguroj se kam prova të shumta të cilat mund të vërtetojnë ekzistencën e përbindëshit të oqeaneve. Një grup peshkatarësh më kanë pohuar se kanë parë këtë krijesë dhe më thanë se i kishin parë kokën e cila ngjasonte së tepërmi me atë të një gjarpri”, - këto ishin disa nga fjalët e Gilory të cilat ai i deklaroi për shtypin britanik.

Këto të dhëna nga përbindëshi sipas tij kanë ardhur prej vitesh madje ai thekson se në vitin 1975 Rosemary Turner, është përplasur me këtë krijesë marine dhe kjo ndërkohë që po notonte në lumin Hawkesbury. Po për këtë çështje është marrë dhe paleontologu Robert Jones, i cili ndryshe nga Gilory përgënjeshtron se ka ndonjë provë e cila vërteton prezencën e përbindëshit.

Në krahun tjetër Gilroy, është tepër i sigurt për prezencën e tij dhe në bazë të përshkrimeve ai pohon se kjo krijesë ngjason së tepërmi me një lloj dinozauri që quhet plesiosauro, i cili ka qenë një krijesë detare dhe ka jetuar rreth 70 milionë vjet më parë.

r.b/NOA

KOMENTE