English

Policia: Favorizonte Prostitucionin, Ekstradohet Nga Italia 37-Vjeçarja

A TIRANË , 18 Qershor /ATSH / - Një 37 vjeçare nga Fieri, e arrestuar në Itali në shtator të vitit 2009 për "Favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni", u ekstradua sot nga Italia drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë më parë nga drejtësia shqiptare. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur të premten për ATSH-në se, 37 vjeçarja Valbona Kazanxhi, akuzohet se gjatë vitit 2007 ka shfrytëzuar për prostitucion në Shqipëri dy shtetase, duke i siguruar atyre klientët dhe transportin në vendet ku ato ushtronin prostitucion. Sipas te njejtave burime, në korrik të vitit 2007, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg" për 37- vjeçaren, ndaj të cilës në prill të po atij viti, dy shtetaset, viktima të shfrytëzimit të prostitucionit, kanë bërë kallzim penal në Policinë e kryeqytetit. Në Aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit, 37- vjeçarja e arrestuar në Itali, pas një bashkëpunimi të Interpol Tiranës me Interpol Romës, iu dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të vuajë dënimin e dhënë më parë./m.sh//a.ke/
KOMENTE