English

Poloni - Komorowski Në Krye Të Sondazheve Për Zgjedhjet Presidenciale

VARSHAVË, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Kandidati liberal, Bronislaw Komorowski mendohet të fitojë zgjedhjet presidenciale me 51 për qind të votave që në turin e parë të zgjedheve që do të zhvillohen të dielën, sipas një sondazhi të publikuar sot dhe sondazhe të tjera e nxjerrin fitues në turin e dytë të zgjedhjeve. Rivali kryesor, konservatori Jaroslaw Kaczynski u kreditua me 33 për qind të votave në turin e parë, sipas sondazhit të realizuar të mërkurën dhe të enjten nga instituti PBS DGA. Në tre sondazhe të tjera publikuar sot, Komorowski, 58 vjeç, kryetar i Parlamentit dhe president i përkohshëm mendohet të fitojë në turin e parë të zgjedhjeve rreth 43,7 për qind të votave. Kaczynski, 61 vjeç, vëllai binjak i presdentit polak, i cili humbi jetën në një aksident ajror, u kreditua me 35,4 për qind të votave. Në turin e dytë të zgjedhjeve që është parashikuar të zhvillohet më 4 korrik, Komorowski mendohet të fitojë 55,5 për qind të votave nga 41 për qind për Kaczynskin./ /ec/ a.jor.
KOMENTE