English

Programe kursimi te shteteve me borxhe, sakrifica të mëdha për popullsitë

Bruksel, 18 Qershor, NOA – Tendenca është e njëjtë në të gjithë Evropën me pak përjashtime: Shtetet e përpiqen të ulin deficitet buxhetore me anë të paketave të kursimeve dhe shkurtimeve të sistemeve sociale.

Para dy vjetësh thuhej diçka tjetër, që të jepeshin para, për të nxitur koniunkturën. Për shkak të krizës tani duhet tërhequr freni. Të gjitha 16 shtetet e eurozonës kanë një borxh të lartë, të cilin vitet e ardhshme duhet ta ulin nën 3 për qind të prodhimit bruto të vendit. Si si do të arrihet kjo?

Kjo është krizë borxhesh

Gjatë presidencës gjermane të radhës së BE në vitin 2007 pak para krizës financiare dhe ekonomike ndërkombëtare ministrat e Financave të BE premtuan, se do t'i ekuilibronin shpejt buxhetet e tyre. Për këto plane nuk di gjë më sot askush. Borxhi i madh shtetëror thuajse i të gjitha shteteve të BE i detyron këto vende të bëjnë kursime.

Ministri austriak i Financave, Josef Prëll, tha pas njërës prej mbledhjeve të shumta të ministrave të Financave të BE: "Natyrisht që kjo do të jetë një sfidë e veçantë për shtetet dhe qeveritë e prekura nga kriza. Kjo është një krizë e madhe dhe në rradhë të parë krizë e borxheve. Nga veprimi i papërgjegjshëm me fondet publike. Duke shpenzuar sot, sikur të mos kishte më të nesërme, disa vende kanë arritur gati në kolaps. Prandaj nuk ka rrugë tjetër veçse të ndryshojmë strukturat dhe të kthehet rregulli në administrimin e parasë. Për këtë luftojmë. Nuk ka tjetër alternativë, veçse ta zbatojmë këtë".

Vendet e tjera

Letonia dhe Irlanda i kanë shkurtuar në mënyrë radikale të ardhurat e nëpunësve të shtetit. Letonia mbijeton momentalisht vetëm me kredi të FMN-së dhe të BE-së. Irlanda ka futur taksa të reja dhe ngre moshën e daljes në pension. Në Letoni ekonomia shënon një rritje të lehtë, por papunësia është 19 përqind. Ndryshe nga letonët dhe irlandezët të prekur fot nga shkurtimet grekët kanë protestuar fort kundër masave të qeverisë për shkurtime.

Greqia

Në protestat në Athinë kundër politikës së kursimeve të qeverisë socialiste humbën jetën në fillim të majit tre vetë. Kryeministri Giorgos Papandreou, mundi të sigurojë vetëm me masa të rrepta kursimi kredi nga shtetet e eurozonës dhe nga FMN-ja.. 30 miliardë euro për tre vjet duhet të nxjerrin nëpunësit e shtetit, pensionistët dhe të gjithë konsumatorët me një taksë të vlerës së shtuar të ngritur me 23 përqind. Nuk ka alternativë tjetër tha Papandreu në një fjalim drejtuar kombit. "Parlamentet e tjera evropiane votojnë këto ditë, nëse do të na ndihmojnë ne grekëve të shpëtojmë nga bankroti. Edhe ne këtu duhet të dërgojmë një shenjë uniteti."

Spanja

Edhe një Spanjë nëpunësit e shtetit dhe pensionistët duhet të mbajnë peshën kryesore të paketës së kursimeve. Sindikatat kërcënojnë me grevë të përgjithshme. Qeveria e socialistit Jose Zapatero i ka punët keq. Zapatero do të kursejë 50 miliardë euro në katër vitet e ardhshme, për të ulur borxhin e ri. Përveç kësaj ai duhet të shpëtojë shumë banka, që kanë dhënë kredi të këqija të pasurive të patundshme. "Kursimet janë të domosdoshme, për të ulur deficitin dhe për të rikrijuar besimin te ekonomia spanjolle. Përveç kësaj ky është kontributi i Spanjës për stabilitetin financiar të Eurozonës. Kjo presupozon pakësimin e shpenzimeve nga 15 miliardë euro për 2010 dhe 2011." Spanja ka krahas Greqisë dhe Irlandës borxhin e ri më të lartë në Eurozonë.

Franca

Më i rezervuar në shpalljen e masave të kursimit ka qenë deri tani qeveria franceze. Presidenti Nicolas Sarkozy do ta zbatojë reformën e tij të pensioneve, kundër dëshirës së francezëve, që kanë demonstruar në Paris kundër këtyre planeve

Në Francë kushtet nuk janë aq kërcënuese sa në Greqi dhe Spanjë. Presidenti francez druhet se me paketa të mëdha kursimesh do të shkelet me këmbë bima e re me emrin koniunkturë. Një shqetësim që e kanë edhe disa ekonomistë dhe analistë të tregut financiar. Deficiti buxhetor duhet të reduktohet edhe në Francë, por vetëm në qoftë se ecën koniunktura.

Ky kusht nuk i pëlqen Komisionit të BE në Bruksel dhe as kancelares Angela Merkel, e cila vetë do të kursejë 80 miliardë në buxhetet publike. "Shtetet anëtare duhet ta mbajnë përgjegjësinë për një politikë solide buxhetore. Kjo është kryesorja. Dhe këtë nuk mund të pushoj së përsërituri".

Britani e Madhe

Askush në Europë nuk e ka shpallur kursimin në mënyrë aq pompoze sa qeveria e re konservatore në Britaninë e Madhe. Mbretëresha Elisabeth II shpalli në deklaratën tradicionale qeveritare në fund të majit: "Prioritet ka ulja e deficitit dhe zhvillimi i ekonomisë. Do të krijohet një zyrë e re për kontrollin e buxhetit. Reforma e përcaktimit të moshës së pensionit po shqyrtohet dhe në tregun e punës Mësimet nga kriza financiare duhet të nxjerrin ligje të reja për rregullimin e tregjeve financiare". Kryeministri i ri David Cameron do të kursejë fillimisht 7 miliardë euro. Në se kjo do të mjaftojë për të ulur deficitin, është e diskutueshme.

Edhe në Rumani, Bullgari dhe Hungari bëhen shkurtime. Qeveria e re hungareze nën Victor Orban do të ulë taksat për sipërmarrjet, për të krijuar vende pune. Edhe rrogat e nëpunësve të shtetit duhen ulur me 15 përqind. Hungaria varet nga FMN-ja. Relativisht stabile janë Polonia, Çekia dhe Sllovakia, që nuk kanë borxhe aq të larta jashtë shteti.

DVelle

KOMENTE