English

PS: Banka e Shqipërisë ka bërë një vetëvrasje kolektive

Tiranë, 18 qershor, NOA, Update – Blerja e Hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë është cilësuar nga Partia e Socialiste si një ngjarje e rëndë për ekonominë shqiptare.

Nënkryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe deputeti i PS, Ilir Beqja, e cilësoi vendimin e Bankës së Shqipërisë, si një vetëvrasje kolektive. I pyetur nga mediat për këtë shtije, Beqja theksoi se kjo është gjëja më e rëndë që ka ndodhur në Shqipëri.

“Banka e Shqipërisë është edhe zyrtarisht një institucion jo më i pavarur. Pardje këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka bërë një vetëvrasje kolektive, duke noterizuar një vendim që qeveria e kishte marrë 35 ditë më parë. Ky është komenti i PS në këto momente”, u shpreh Beqja.

Deputeti i PS-së i bëri këto komente gjatë një konference për mediat ku e cilësoi situatën ekonomike në vend si mjaft të rënduar.

Sipas tij kriza ekonomike ka ardhur nga keqmenaxhimi. “Në panikun e krizës politike dhe ekonomike ku është vendi, Sali Berisha po bën garë me gënjeshtrën”, tha Beqja.

m.xh/NOA

KOMENTE