English

Rasmusen: Shkupi të zgjidhë çështjen e emrit

Shkup, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen i bëri thirrje Maqedonisë që ta zgjidhë kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë. Anders Fogh Rasmusen i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski në Shkup.

Ai tha se Maqedonia mund të marrë ftesën t’i fillojë bisedimet e anëtarësimit menjëherë sapo të gjendet zgjidhje e pranueshme për emrin nga të dy palët.

Athina i ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO për shkak të emrit.

Greqia thotë se emri Maqedoni implikon pretendime territoriale ndaj rajonit të saj verior me të njëjtin emër.

Maqedonia ka 242 ushtarë në Afganistan që nga viti 2002, si pjesë e pranisë së aleancës në këtë vend.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE