English

Regjistrimi i popullsisë dhe banesave, BE financim 11.5 milion euro

Tiranë, 18 qershor, NOA – Plot 11.5 milion euro është shuma e financimit që Bashkimi Evropian ka caktuar për projektin e regjistrimit të ri të popullatës dhe banesave në Shqipëri.

Kjo shifër u komunikua gjatë një takimi të posaçëm të ekspertëve, të cilët bënë me dije se këto para do të shkojnë edhe për përmirësimin e sistemit të statistikave në vend.

Bashkimi Evropian e vlerëson nga ana e tij, si mjaft të rëndësishëm projektin për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave.

Ai synon ndër të tjera përmirësimin e sistemit të statistikave të nxjerra nga Zyra Kombëtare dhe ato rajonale të statistikave, duke harmonizuar metodologjitë e përdorura deri më tani nga INSTAT për të mbledhur dhe përpunuar të dhënat.

n.e/NOA

KOMENTE