English

Rusi - Pas "Mein Kampf" Të Hitlerit Ndalohet Edhe Libri I Musolinit

MOSKË, 18 qershor /ATSH-ANSA/ - Pas një libri të Adolf Hitler edhe një i Benito Musolinit ndalohet të qarkullojë në Rusi. Sot, një gjykatë e qytetit Ufa, pranë lumit Volga, e cilësoi si ekstremist librin e diktatorit italian, "Doktrina e fashizmit". Sipas një ligji në Federatën ruse "për luftën kundër aktiviteteve ekstremiste", libri "Mein Kampf" i Hitlerit është futur në "listën e zezë". "Deri sot libri i Musolinit qarkullonte në internet. Por për ne ai libër është ekstremistë", deklaruan sot gjyqtarët. Veç dy diktatorëve evropianë, në Rusi nuk lejohen as materialet e fundamentalistëve islamikë, racistëve, nacionalistëve ekstremistë dhe çdo gjë tjetër që nxit urrejtjen. /e.v/
KOMENTE