Shba - Prc: Obama Më I Famshëm Në Evropë Sesa Në Amerikë
UASHINGTON, 18 qershor /ATSH-MIA/ - Presidenti amerikan, Barack Obama është më i famshëm në Evropën Perëndimore dhe Azi sesa në SHBA, ndërkohë që myslimanët janë të dëshpëruar nga ai, tregoi hulumtimi vjetor i institutit të njohur amerikan "Pew Research Center'' (PRC).
Sipas anketës në 22 shtete, jo më pak se 90 për qind kanë besim te Obama.
Kjo vlen për 87 për qind të francezëve dhe 84 për qind të britanikëve dhe vetëm për 65 për qind të amerikanëve.
Shtatëmbëdhjetë muaj pasi Obama mori funksionin presidencial, ai vazhdon të gëzojë besim të lartë në Azi, 76 për qind në Japoni, 75 për qind në Korenë e Jugut, 73 për qind në Indi dhe 67 për qind në Indonezi.
Ndërkohë, në Nigeri, Obama ka mbështetjen e 84 për qind të të pyeturve dhe në Kenia, vendlindja e babait të tij, 95 për qind.
Në krahasim me këtë, mosbesim të madh ndaj Obamës në botën myslimane kanë turqit me 65 për qind dhe egjiptianët 64 për qind.
Përjashtim i vetëm nga bota myslimane është Indonezia, ku Obama ka kaluar gjysmën e fëmijërisë së tij.
Hulumtimi është bërë më 7-8 prill dhe në të kanë marrë pjesë më shumë se 24 000 persona./
a.jor.