English

Sherr dhe debat në rrugë me policët, ndalohet 49-vjeçari

Korçë, 18 Qershor, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë ndaluar në orët e para të mëngjesit një person i cili ka kundërshtuar me dhunë kolegët e tyre, të cilët ishin në shërbim.

Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se i ndaluari është Adhurim Panariti, 49 vjeç, banues në qytetin e Korçës.

Ai u arrestua në flagrancë pasi në orën 00:45, në kinema “Millenumi” në qytetin e Korçës është konfliktuar me policët të cilët në ato momente ishin duke kryer shërbimin në rrugë.

Në këtë mënyrë, ai ka konsumuar veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Për këtë ngjarje u kryhen veprimet e para hetimore, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Arben Nako23:44 - 21 Janar 2012
    Qytetari ka bere gabim,ai duhej tu pergjigjej me mirsjellje,por une besoj se edhe policia,nuk ka ate miresjelljen ne nivelin e duhur.e megjithate gezohem qe organet e shtetit funksionojn.ZOTERIA NUK MUND TE DENOHET sepse nuk ka ber edhe ndonje faj te rend.policia edhe s,mund ta kishte mare per hetim,perderisa ai zoteria as ka share as ka ofenduar.Mendimi im n,q,se,qytetari nuk meren masa denimi ateher ai do e kuptoj gabimin,n,q,se denohet athere gjykata e fut ne acarim,duke i krijuar atij nje urrejtje per policin edhe per shtetin.lereni te lire ,ka gabime shume me te rnda,qe mund te gjej policia ne moszbatimin e ligjit edhe le ti denoj.faleminderit me respekt nga athina beni.