English

Skena mbarëshqiptare vlerëson aktorin Bekim Fehmiun

Shkup, 18 qershor, NOA - Teatri Shqiptar i Shkupit i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes së aktorit Bekim Fehmiu, që humbi jetën pak ditë më parë.

“Ngushëllime të sinqerta për humbjen e Bekim Fehmiut! Na lejoni që në këto çaste dhimbjeje të thellë , tu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e madhe dhe të pakompensueshme për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ne që e kishim si udhërrëfyes dhe idhull", shprehen artistët e Shkupit.

“Ai u nda nga jeta, duke na lënë jo vetëm neve, por edhe artit botëror në përgjithësi një pasuri dhe trashëgimi të çmuar, me çka nderoi jo vetëm veten, por nderoi kombin shqiptar, duke qenë kolos i vërtetë me kolosët e kinematografisë botërore”, thuhet në mesazhin e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Artisti dhe njeriu i madh, Bekim Fehmiu, mbetet i përjetshëm në veprat që la pas të gdhendura në historinë e artit botëror, duke na prezantuar denjësisht dhe duke zënë vend në tempullin e fytyrave më të ndritura që dha ky popull. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në mesazhin e Teatrit Shqiptar – Shkup.

Mesazhe për Femihun janë bërë nga të gjithë aktor shqiptare, në Tiranë, Shkup, Prishtinë e Mal të Zi, duke vlerësuar kontributin dhe figurën e aktorit të madh.

m.xh/NOA/INA

KOMENTE