English

Sport-Botëror/ Grupi D, Gjermania Zhgënjen Përballë Serbisë

TIRANË, 18 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Gjermania zhgënjen në ndeshjen e dytë të grupit, duke vënë në diskutim kualifikimin për në fazën e 1/16-ave. Serbia e ka shtangur skuadrën e Joakim Loew, duke i marrë një 3 pikësh me shumë vlera, pasi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 në një ndeshje ku nuk kanë munguar kartonat dhe penalltitë. Një pjesë e madhe e takimit u vendos nga dalja me karton të kuq e Miroslav Kloses në minutën e 37-të të takimit dhe vetëm një minutë më pas Serbia ka shënuar golin e avantazhit me Jovanovic. Në 45 minutëshin e dytë Gjermania e nisi lojën në sulm, duke kërkuar me ngulm barazimin, por ballkanasit gabuan shumë pak në repartin mbrojtës. Rastet më të pastra i pati sulmuesi Lukas Podolski, i cili humbi një rast flagrant përballë portierit serb Stojkovic. Pak minuta më pas Podolski humbi edhe një 11 metërsh të pritur nga portieri kundërshtar. Me kalimin e minutave Gjermania u zhvendos në gjysmëfushën kundërshtare, por kjo u ka lënë hapësira ballkanasve, të cilët iu afruan dy herë golit të dytë me Jovanovic që goditi shtyllën dhe Zigic, i cili u ndal nga tranversa. Me këtë rezultat, Grupi D komplikohet më shumë pasi tashmë janë tre skuadra me nga tre pikë, ku Gana ka avantazh pasi nuk e ka luajtur ende ndeshjen me Australinë. Grupi D Gjermani-Serbi 0-1 Shënues: Jovanoviç 37' Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Lahm, Mertesacker, Friedrich, Badstuber (Gomez ); Khedira, Schveinsteiger; Mueller (Cacau), Ozil(Marin), Podolski; Klose Trajner: Joakim Loev Serbia (4-4-2): Stojkoviç; Ivanoviç, Subotiç, Vidiç, Kolarov; Krasiç, Stankoviç, Kuzmanoviç (Petroviç), Jovanoviç (Lazoviç); Ninkoviç (Kacar), Zigiç Trajner: Radomir Antic /s.s./
KOMENTE