English

Tentoi kalimin e kufirit, me pasaportën e dikujt që i ngjante

Durrës, 18 Qershor, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar në port një person, i cili tentoi ta kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve se i ndaluari mban inicialet S.Xh., është 18-vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Shupenzë të Bulqizës.

Procedimi penal ndaj tij filloi për arsye se është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë kufitare të Durrësit, duke tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundra-ligjshme për në Itali, me tragetin “Riviera-Adriatica” të linjës Durrës-Bari, me një pasaportë shqiptare në të cilën ndodhej një vizë pune italiane në emër të shtetasit L.Xh., duke shfrytëzuar ngjashmërinë fizike që kishte me të.

Nga ana e forcave policore, u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumentave të mësipërm.

Ndërsa materialet për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE