English

Topi Dhe Vujanoviç, Pjesëmarrës Në Konferencën Shkencore Për Liqeninn E Shkodrës

TIRANË, 18 Qershor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të niset nesër drejt Podgoricës, ku së bashku me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë "Liqeni i Shkodrës-Gjendja dhe Perspektivat". Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, të pranishëm në këtë konferencë do të jenë drejtues dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të të dy vendeve respektive, studiues, profesorë, specialistë dhe personalitete të tjerë, me kontribute studimore e praktike për mjedisin nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Presidenti Topi do të mbajë një fjalë përshëndetëse në këtë konferencë./a.s/s.s./
KOMENTE