English

Topi në Podgoricë, pjesëmarrës në konferencën për “Liqenin e Shkodrës”

Tiranë, 18 qershor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të niset nesër drejt Podgoricës, ku së bashku me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare shkencore me temë “Liqeni i Shkodrës - Gjendja dhe Perspektivat”.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burimet zyrtare të Presidencës, sipas të cilave, të pranishëm gjithashtu në këtë konferencë do të jenë drejtues dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave të dy vendeve respektive, studiues, profesorë, specialistë dhe personalitete të tjerë me kontribute studimore e praktike për mjedisin nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Në prani të tyre, presidenti Topi do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

n.e/NOA

KOMENTE