English

Ushtria turke ka vrarë 130 rebelë kurdë

Ankara, 18 qershor, NOA - Zyrtarët e ushtrisë turke thanë se më shumë se 100 kryengritës kurdë janë vrarë që nga fillimi i operacionit në muajin mars në territorin e Turqisë dhe në Irakun fqinj.

Gjenerali Fahri Kir tha se informacionet pas sulmit ajror të 20 majit kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit në veri të Irakut, flasin se më shumë se 100 militantë janë vrarë.

Ai tha se 20 luftëtarë të tjerë të partisë u vranë në Irakun verior këtë javë, duke e çuar numrin e të vrarëve në “afro 130 në muajt e fundit”.

NOA

KOMENTE