Lushnjë, 18 qershor, NOA - Persona ende të paidentifikuar kanë arritur të hyjnë në banesën e një personi në lagjen “Karbunarë e Madhe” të Lushnjës dhe të marrin prej andej një kasafortë me 12 milionë lekë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22.00 dhe hajdutët kanë zgjedhur momentin që në banesën e shtetasit A.M nuk ka pasur njeri. Duke përfituar nga kjo situatë grabitësit kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe prej saj kanë marrë kasafortën me 12 milionë lekë.
Sipas policisë persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e jashtme të kësaj banese duke bërë të mundur dhe hyrjen në banesë.
“Në sajë të punës së strukturave të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vendin e quajtur “Gurorja” rreth 500-600 m larg vendit të ngjarjes, u bë e mundur gjetja e kasafortës së vjedhur se bashku me shumën e lekeve”, thuhet në njoftimi e policisë.
Ndërkohë që policia deklaron se po vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve si dhe dokumentimin e plote ligjor të kësaj ngjarje.
m.xh/NOA