English

Vlore: Mot I Mire, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 18 qershor/ATSH-H.Koçi/.- Sot në gjirin detar të Vlorës do të vazhdojë të mbizotërojë një mot i kthjellët dhe i nxehtë, rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit afrikan. Mbi 20 peshkarexha, duke shfrytëzuar kushtet e favorshme të lundrimit, që do të jenë të tilla edhe sot, kanë dalë për peshkim brenda dhe jashtë gjirit detar të Vlorës në një distancë deri në 5 milje në perëndim të ishullit të Sazanit. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë të njëjtin drejtim në kuadratin Jug-Juglindje me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 33-35 gradë celsius dhe ato minimale në 22-24 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 2-3 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Brindisi-Vlorë, që kanë mbërritur dhe po përpunohen në kalata, pritet të lundrojnë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE