English

Xhejms Berisha, Piloti Që Lobon Për Pavarësinë E Kosovës Përmes Rrugëtimit Ajror

- Kryeparlamentarja Topalli pret pilotin shqiptar - TIRANË, 18 Qershor/ATSH/.- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti sot pilotin shqiptar nga Kosova, Xhejms Berisha, i cili me avionin personal udhëton nëpër botë për të lobuar për pavarësinë e Kosovës. Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, Kryetarja Topalli i përcolli pilotit Berisha urimet dhe vlerësimet më të mira për këtë ide të jashtëzakonshme për promovimin e shtetit të Kosovës "Vullneti dhe dashuria e admirueshme e pilotit Berisha për Kosovën dhe shqiptarët është impresionuese dhe një shembull frymëzimi për të gjithë", u shpreh znj.Topalli. Piloti me origjinë nga Rahoveci, Xhejms Berisha, duke i shpjeguar Kryetares së Kuvendit projektin e tij, tha se nisma "Unë fluturoj për Kosovën" është një rrugëtim i gjatë ajror, deri tashmë në 44 shtete, ku ai dhe mbështetësit e tij takohen dhe me personalitetet më të larta të çdo vendi. Piloti Berisha i shprehu Kryetares së Kuvendit mirënjohjen e thellë në emër të shqiptarëve të Kosovës për lobimin dhe mbështetjen e përditshme në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, në komunitetin ndërkombëtar. /a.s/s.s./
KOMENTE