Itali, 19 Qershor NOA - Një surprizë e papritur për burrin i cili u kthye në shtëpi nga puna më parë se zakonisht. Në fillim kishte mbetur tepër i shokuar pasi kishte gjetur bashkëshorten e tij në shtrat, së bashku me miken e saj dhe dy të tjerë të panjohur.
I alarmuar mendoi se ishte një tentativë për vjedhje, e cila kishte përfunduar në dhunë seksuale. Më pas gjithçka ndryshoi dhe jo pasi ai lajmëroi autoritetet nga të cilët u vu në dijeni të së vërtetës së hidhur për të.
Gruaja, duke përfituar nga mungesa e tij, kishte organizuar një parti në shtëpinë e saj me bazë të alkoolit, drogës dhe seksit. Ai zbuloi këtë të vërtetë të trishtueshme vetëm pasi u kthye më herët se zakonisht nga puna e tij.
E qetë se bashkëshorti i saj do të kthehej herët në mëngjes ajo së bashku me miken e saj kishte organizuar këtë takim me dy meshkuj të tjerë të cilët sapo i kishin njohur më parë në një restorant.
Gruaja ishte e qetë, sepse e dinte që bashkëshorti nuk do të kthehej më parë se në mëngjesin e ditës tjetër. Kështu me të mbërritur në shtëpi ai hyri në dhomën e gjumit dhe vuri re se shtrati i tij ishte i mbipopulluar, ku për këtë arsye lajmëroi menjëherë policinë duke menduar për një plaçkitje në shtëpinë e tij.
Oficerët e përfshirë në këtë ngjarje me të ardhur në shtëpi vunë re gjurmë të kokainës dhe marihuanës e cila ishte konsumuar gjatë natës dhe sasi të tjera të cilat kishin mbetur të papërdorura.
Më pas zbuluan se ishte vetë pronarja e shtëpisë e cila kishte gjetur drogën dhe ua kishte ofruar atyre për të ndezur atmosferën.
Kështu pas kësaj historie të hidhur për bashkëshortin e saj, gruaja u shoqërua menjëherë në komisariat me akuzën e posedimit dhe shitjes së drogës.
r.b/NOA