Aeronautikë - "Eads" Paraqet Avionin E Parë Plotësisht Elektrik
PARIS, 18 qershor /ATSH-ANSA/ - Shoqëria aeronautike franceze "Eads" do të prezantojë, gjatë Sallonit të aviacionit të gjelbër që do të zhvillohet në fundjavë në Paris, avionin e parë katër motorësh plotësisht elektrik.
Modeli i quajtur "Cri-Cri", shpjegon shoqëria në një notë, "përfshin shumë teknologji të reja, si pjesë më të lehta që lejojnë të balancojnë peshën e baterive me peshën totale të strukturës, katër motorët elektrikë që nuk emetojnë dyoksid karboni dhe bateri me litium me dendësi të madhe energjie".
Avioni, thekson kompania, "është gati për të kryer testet e para në ditët e ardhshme".
/e.v/