Afganistan - Isaf: Dy Ushtarë Të Huaj Humbin Jetën Në Jug Të Vendit
KABUL, 18 qershor /ATSH-ANSA/ - Dy ushtarë të Forcës ndërkombëtare për mbështetjen e sigurisë (ISAF) mbetën të vrarë sot në jug të Afganistanit, njoftuan burime zyrtare të ISAF në Kabul.
Në një komunikatë zyrtare, në të cilën nuk përmendet kombësia e ushtarëve, thuhet vetëm se humbjet ndodhën gjatë një sulmi të armatosur.
Nga fillimi i vitit, 271 ushtarë të huajë janë vrarë në Afganistan dhe 51 nga data 1 qershor.
/e.v/