Afganistan - Vdes Ushtari I Pestë I Nato-S Brenda Javës
KABUL, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Vdiq ushtari i pestë i NATO-s brenda kësaj jave në Afganistan, pas një sulmi të rebelëve talebanë në jug të vendit, njoftoi sot aleanca ushtarake.
Kombësia e ushtarit nuk është bërë ende e ditur.
Katër ushtarë të tjerë u vranë këtë javë në jug të Afganistanit, mes tyre një britanik.
Kjo e çon në 299 numrin e britanikëve të vrarë në Afganistan që nga fillimi i operacioneve ushtarake të aleancës në vitin 2001.
Gjatë vitit 2009, 520 ushtarë të NATO-s janë vrarë në Afganistan./
a.jor.