Afrikë e Jugut, 19 Qershor NOA - Ndeshja ndërmjet Ganës dhe Australisë ka përfunduar me një barazi në shifrat 1 me 1. ky rezultat duhet thënë se mban ende me shpresa të dy ekipet për një kualifikim të mundshëm në fazat e mëtejshme të Botërorit.
Ndeshja duhet thënë se nisi mjaft mirë ku u zhvillua një pjesë e parë në ritme mjaft të larta.
Në minutën e 11 erdhi dhe goli i parë i sfidës ku ishin australianët të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Holman.
Më pas me largimin e Kewell me kartonin e kuq Gana barazoi me anë të një njëmbëdhjetëmetërshi i cili u shndërrua në gol nga Gyan në minutën e 25.
Pjesa e dytë duhet thënë se nuk u shfrytëzua në mënyrën më të mirë nga Gana e cila nuk përfitoi nga epërsia numerike e lojtarëve dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 1 me 1.
r.b/NOA