Johanesburg, 19 Qershor 2010 NOA – Ylli i futbollitArjen Robben, do të zhvillojë ditën e sotme seancën e parë stërvitore me përfaqësuesen e tij të Holandës.
Ajo do të jetë mjaft e rëndësishme për mesfushorin e Bajernit të Munihut, pasi do të japë verdiktin nëse ai do të jetë i gatshëm për të luajtur ndeshjen e ardhshme ose jo.
Robben i cili po vuan një dëmtim muskulor në këmbë, mund të jetë i pranishëm që në ndeshjen me Japoninë.
“Do të presin dhe të shohim se si do të reagojë në fushën e lojës”, - pohoi trajneri i Holandës, Bert van Marwijk në lidhje me situatën e Robben.
r.b/NOA