Afrikë e Jugut, 19 Qershor NOA - Snedijer së bashku me një gabim të portierit të Japonisë Kawashima, i kanë dhuruar fitoren e radhës ekipit të Holandës.
Ndeshja ishte e vlefshme për fazën e dytë në grupin E, ku në sajë të fitores së arritur ditën e sotme, skuadra e Van Marwijk ka kapur kuotën e 6 pikëve të plota. Sfida, duhet thënë se nisi me një pjesë të parë, në të cilën munguan emocionet dhe goli i fitores për tulipanët erdhi vetëm në minutën e 8-të të pjesës së dytë, falë golit të realizuar nga Sneijder. r.b/NOA