English

Axhenda Ndërkombëtare 19 Qershor 2010

---------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ OSH/BISHKEK/ANDIXHAN - Ndjekje e situatës në Kirgistan ku nga dhuna ndëretnike kanë humbur jetën 2 000 persona, sipas presidentes së përkohshme, Roza Otunbajeva dhe ku mijëra kirgizë janë shpërngulur drejt Uzbekistanit fqinj. I dërguari amerikan për rajonin, Robert Blake takon në Bishkek drejtuesit e vendit, të cilëve OKB-ja u ka kërkuar hetime transparente për ngjarjet e fundit. DURBAN/RUSTENBURG/JOHANESBURG - Kupa e Botës në futboll me ndeshjet Gana-Australi, Holandë-Japoni dhe Kamerun-Danimarkë. NJU ORLINS - Ndjekje e situatës së provokuar nga shpërthimi i platformës së naftës ''Deepwater Horizon''. TË TJERA -------------- STOKHOLM - Suedia feston martesën e princeshës Viktoria me profesorin e saj të gjimnastikës, Daniel Westling. Të ftuar 1 200 persona, një pjesë e mirë nga familjet mbretërore evropiane. RANGUN - Disidentja e njohur birmane Aung San Suu Kyi feston 65-vjetorin e privuar nga liria. KAJRO - I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell takohet me presidentin egjiptian, Hosni Moubarak për të diskutuar për procesin e paqes në rajon. SHËN PETËRBURG - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy takohet me homologun e tij rus, Dmitri Medvedev. LISBONE - Mbërritja e trupit të shkrimtarit të njohur José Saramago, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1998, vdekur në Spanjë në moshën 87-vjeçare./ a.jor.
KOMENTE