English

Birmani - Disidentja E Njohur Aung San Suu Kyi Feston 65-Vjetorin E Privuar Nga Liria

RANGUN, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Disidentja birmaneze, aktualisht më e njohura e globit, Aung San Suu Kyi feston sot 65-vjetorin në një residencë të vëzhguar, ndërkohë që presidenti amerikan, Barack Obama u kërkoi dje autoriteteve birmaneze lirimin e saj. Aung San Suu Kyi, fituese e çmimit Nobel për Paqen, e cila u privua nga liria, ndodhet në zemër të manifestimeve në katër anët e planetit, shenjë besnikërie nga ana e simpatizantëve të saj. Të afërmit e saj do rë organizojnë një festë të vogël në nder të saj por "Zonja" e Rangunit nuk mund ta lërë residencën e saj të vëzhguar. Dje, presidenti amerikan, Obama i kërkoi qeverisë birmaneze të lirojë menjëherë Aung San Suu Kyi dhe të gjithë të burgosurit politikë pa kushte dhe tu mundësojë atyre ndërtimin e një Birmanie më të qëndrueshme dhe më me shumë prosperitet që respekton të drejtat e qytetarëve të saj./ /ec/ a.jor.
KOMENTE