English

Braho: Të fillojë puna për reformën zgjedhore

Tiranë, 19 qershor, NOA – Sekretari i Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Çështjet Ligjore në LSI, Spartak Braho u shpreh sot se partitë politike duhet të nisin punën për reformën zgjedhore.

Në një konferencë dhënë për mediat, Braho theksoi se tryeza e partive politike nuk duhet të fokusohet vetën më subjektet politike që janë aktualisht në Kuvend, por edhe në subjektet që janë jashtë tij dhe që u penalizuan nga zgjedhjet e vitit të kaluar.

Braho ka theksuar se ndryshmet në Kodin Zgjedhor duhet të fokusohen në çështje që kanë të bëjnë me problemet që u hasën gjatë zgjedhjeve të fundit.

Ai ka theksuar se bazë e reformës zgjedhore do të jenë dhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR

m.xh/NOA

KOMENTE