English

Dunga me sy të nxirë, goditur nga një tifoz?

Brazilia, 19 qershor, NOA – U mendua si një sulm, por është vetëm një shaka, apo virus artistik.

Një njollë e nxirë në syrin e djathtë të trajnerit të kombëtares braziliane, Karlos Dunga, bëri që të gjithë të mendonin për një sulm të ndodhur ndaj tij.

Dunga paraqitej me sy të nxirë në një foto të publikuar në gazetën e njohur braziliane O’Globo, e cila bëri një shëtje vërtet të ethshme nëpër mediat mbarëbotërore.

Por, njolla e mavijosur, gjoja pasojë e një grushti, ishte thjesht një truk artistik ndaj trajnerit të pesë herë kampionëve të botës, Brazilit, e cila reklamohej on linë në të rejat e ditës së sotme të O’Globo-s, njëra nga gazetat kryesore braziliane.

Sipas të thënave rrotull kësaj fotoje ku Dunga shfaqet me sy të nxirë, thuhet se Dunga ndoshta ishte goditur nga një tifoz i Brazilit në Afrikën e Jugut, ku kombëtarja braziliane po pret të luajë ndeshjen e dytë të Botërorit.

Tifozi sipas rrëfimeve nga vetë krijuesit e ngjarjes, duket të ketë qenë në kundërshtim me vendimin e marrë nga teknikët brazilianë për mosthirrjen e Ronaldinjos në ndeshjet e Botërorit të Afrikës së Jugut.

Por, sikundër bëhet e ditur nga kryeqendra e Brazilit, është edhe një tjetër virus që qarkullon on line, që tregon se Kaka’ është përjashtuar nga grupi i Brazilit sepse gjoja ka dalë pozitiv në testet e anti-doping.

mit/NOA
KOMENTE