Ekon - Rusia Përfshin Maqedoninë Në Gazsjellësin ''South Stream''
SHËN PETËRBURG, 19 qershor /ATSH-MIA/ - Kompania energjetike ruse "Gazprom" ra dakord të përfshijë Maqedoninë në projektin e gazsjellësit "South Stream'', deklaroi dje presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov pas takimit me homologun e tij rus, Dmitri Medvedev.
"Kjo hap mundësinë për stabilitetin energjetik në vend", theksoi Ivanov.
Krahas arritjes së kësaj marrëveshjeje, Ivanov dhe Medvedev biseduan edhe për çështje tjera nga fusha e energjetikës.
Presidenti Ivanov, i cili po merr pjesë në një forum ekonomik ndërkombëtar, u takua edhe me drejtorët e përgjithshëm të "Gazprom"-it, Aleksei Miler dhe të "Lukoil"-it Valeri Grajfer./
a.jor.